Mbreti saudit Salman përshëndeti të shtunën sulmet raketore amerikane në Siri, duke thënë se kjo është përgjigje adekuate ndaj krimeve të regjimit sirian ndaj popullit të vet.
Salman në bisedën telefonike uroi presidentin amerikan Donald Trump për vendimin e guximshëm, duke theksuar se sulmet ishin përgjigje e drejtë ndaj krimeve të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad, në momentin kur bashkësia ndërkombëtare nuk arriti t’i parandalojë, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve arabe.
Arabia Saudite është kundërshtar i presidentit sirian Bashar al Asad dhe mbështet kryengritësit sunitë, të cilët luftojnë kundër tij.
SHBA dje me urdhër të presidentit Trump, kryen sulme ajrore në bazat ajrore në Siri, prej nga dyshohet se janë kryer sulmet e mëhershme me gaz, në të cilat humbën jetën 86 persona.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...