Arabia Saudite, një mbështetëse kryesore e rebelëve sirianë, ka deklaruar se mbeshtët marrëveshjen ndërkombëtare për të ardhmen e Sirisë, por ka theksuar se Presidenti Bashar al-Assad nuk duhet të ketë asnjë rol gjatë tranzicionit në vend.
Ministria e Jashtme Saudite ka mohuar pretendimet e disa mediave se Arabia Saudite konsideron një tranzicion politik me një fazë të parë në të cilën Assadi do të qëndrojë në pushtet, transmeton portali arbresh.info
“Pozita e mbretërisë në krizën siriane është e fortë dhe bazohet në komunikimin e Gjenevës dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit 2254, e cila përcaktoi formimin e një trupi kalimtar që do të udhëheqë vendin”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Marrëveshja gjithashtu bëri thirrje për hartimin e një kushtetute të re dhe mbajtjen e një zgjedhjeve të reja dhe që gjatë procesit të tranzicionit Assadi të mos ketë asnjë rol./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...