Arabia Saudite ka refuzuar raportin e Kombeve të Bashkuara në të cilin fajësohet koalicioni i udhëhequr nga sauditët për vrasjen ose plagosjen e 683 fëmijëve në Jemen.
Zyratërt e Arabisë Saudite e kanë quajtur raportin “mashtrues dhe të pasaktë”, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
“Ne ushtrojmë shkallën maksimale të kujdesit dhe masave paraprake për të shmangur dëmin civil”, tha ambasadori i Saudisë, Abdullah Al-Mouallimi, për gazetarët në Kombet e Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gueterres, vuri në listën e zezë koalicionin e udhëhequr nga sauditët për shkak të veprimeve të saj të kryera gjatë vitit 2016.
Jemeni është shkatërruar plotësisht nga lufta civile që ka zgjatur rreth dy vjet, ndërsa gjatë vitit 2017 është përfshirë edhe nga sëmundja e kolerës, ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 1 mijë përsona.
Gjatë luftës civile janë vrarë më shumë se 10 njerëz, ndërsa konflikti ka shkatërruar ekonominë dhe ka shtyrë miliona njerëz drejt urisë./arbresh.info/
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...