Arabia Saudite ka bërë të ditura planet për një qytet futuristik prej 500 miliardë dollarësh që do të jetë i përbërë tërësisht nga energjia alternative dhe do të jetë një qendër për të ardhmen.
Projekti, i emëruar Neom do të ndërtohet në një tokë të paprekur përgjatë Detit të Kuq në afërsi të bregut të Egjiptit dhe Jordani dhe do të përfshijë tri vende, transmeton portali arbresh.info
Planet ambicioze që janë njoftuar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, mund të hapin rrugën për përdorimin e dronëve, makinave pa shoferë dhe robotikës.
Zona prej 26, 500 kilometra katrorë do të fokusohet në industritë që përfshijë energjinë dhe ujin, bioteknologjinë, ushqimin dhe prodhimin e avancuar.
Hapësira do të jetë ngjitur me Detin e Kuq dhe Gjirin e Akabës dhe afër rrugëve të tregtisë detare që përdorin Kanalin e Suezit.
Fondi i pasurisë sovrane të mbretërisë që kryesohet nga princi kurorë, qeveria saudite dhe firmat globale të teknologjisë do të ndihmojnë ndërtimin e qytetit./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...