Arabia Saudite ndalon një raketë të nisur nga Jemeni

23:14 | 25 Mars 2018
Trina Galanxhi

Forcat ajrore saudite kanë arritur të ndalojnë një raketë të shkarkuar nga Jemeni në pjesën verilindore të Rijadit.

Mediat lokale raportojnë se raketa ishte lëshuar gjatë natës të së dielës, transmeton portali arbresh.info

Disa dëshmitarë, përfshirë edhe gazetarët e Reuters, kanë raporuar se kanë dëgjuar disa shpërthime të mëdha dhe kanë parë ndezje të ndritshme në qiell.

Pamjet ende të paverifikuara, të cilat janë shafqur në mediat sociale, tregojnë një për një shpërthim në qiell të hapur.

Ende nuk është dhënë ndonjë raport zyrtar nëse ka viktima apo të lënduar.

Sulmi përkon me përvjetorin e tretë të ndërhyrjes së armatosur të koalicionit të udhëhequr nga sauditët në Jemen.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë në Jemen që nga marsi i vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga Rijadi i shteteve arabe muslimane sunite nisi një fushatë ushtarake për të rivendosur presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të mbështetur nga presidenti Saudit./arbresh.info/

https://twitter.com/adii_khaan/status/978012403513380865?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F422291-saudi-intercept-yemen-missile%2F%3Futm_source%3Dbrowser%26utm_medium%3Dpush_notifications%26utm_campaign%3Dpush_notifications&tfw_creator=RT_com&tfw_site=RT_com

https://twitter.com/ENAD_Alotaibi/status/978007547570515968?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F422291-saudi-intercept-yemen-missile%2F%3Futm_source%3Dbrowser%26utm_medium%3Dpush_notifications%26utm_campaign%3Dpush_notifications&tfw_creator=RT_com&tfw_site=RT_com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme