Google ADS

Arabia Saudite mund të rifillojë përkohësisht prodhimin e një seasie të naftës

12:27 | 16 Shtator 2019
Arbresh Info

Arabia Saudite synon të rikthejë një të tretën e prodhimit të ndërprerë të naftës deri të hënën në mbrëmje, transmeton arbresh.info

Gazeta Wall Street Journal (WSJ) raportoi se humbja e afro 6 për qind të prodhimit global të naftës për shkak të sulmit me dronë ndaj dy fabrikave të naftës të Arabisë Saudite kanë shkaktuar rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar.

Gazeta pohoi se sulmet kanë shkaktuar humbjen e 5,7 milionë fuçive nga prodhimi ditor.

“Ne duhet të jemi në gjendje të kemi dy milionë fuçi në ditë përsëri në dizpozicion të hënën”, tha gazeta, duke cituar një zyrtar saudit.

WSJ më tej tha se zyrtarët sauditë po diskutojnë gjithashtu transportimin e inventarit të tyre shtesë për të përmbushur nevojat afatshkurtra të furnizimit.

Më 14 shtator, dy sulme me dronë goditën fabrikat në Abqaiq dhe Khurais. Në Abqaiq gjendet fabrika më e madhe e përpunimit të naftës e kompanisë shtetërore Saudi Aramco.

Pas sulmeve me dronë, Arabia Saudite ndaloi përkohësisht prodhimin e saj të naftës nga dy fabrikat e saj të drejtuara nga Saudi Aramco, që korrespondon me gati dy milionë fuçi në ditë.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, rebelët Huthi në Jemen, të cilët luftojnë kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, thanë se kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Grupi Huthi i mbështetur nga Irani, raketat balistike të të cilit zakonisht interceptohen nga sistemet e mbrojtjes ajrore saudite, më parë ka shënjestruar asete dhe lokacione të caktuara strategjike të Arabisë Saudite, duke përdorur dronë të armatosur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme