Kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, Aramco, nën presionin e Perëndimit për të rritur prodhimin mes çmimeve në rritje, u zotua të dielën të rrisë investimet me rreth 50% këtë vit, pasi raportoi një dyfishim të fitimeve në vitin 2021.
Çmimet e naftës u rritën me 50% vitin e kaluar pasi kërkesa u rikuperua nga pandemia Covid-19 dhe më pas u rrit mbi 100 dollarë për fuçi në nivelet më të larta të 14 viteve në shkurt pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke i bërë vendet perëndimore të nxisin prodhuresit kryesorë që të rrisin prodhimet, transmeton portal arbresh.info
Aramco tha se do të rrisë shpenzimet e saj kapitale (capex) në 40-50 miliardë dollarë këtë vit, me rritje të mëtejshme që pritet rreth mesit të dekadës. Capex ishte 31.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, 18% më shumë nga viti 2020.
I pyetur nëse Aramco do të pomponte më shumë naftë për të mbushur ndonjë boshllëk në treg të lënë nga lufta në Ukrainë, drejtori i kompanisë, Amin Nasser tha se vendi do të prodhonte sipas udhëzimeve nga ministria saudite e Energjisë.
Kompania ka thënë se planifikon të rrisë “kapacitetin maksimal të qëndrueshëm” të naftës së papërpunuar në 13 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2027 dhe dëshiron të rrisë prodhimin e gazit me më shumë se 50% deri në vitin 2030.
Aksionet e Aramco u rritën me mbi 4% në tregtinë e hershme në një nivel më të lartë prej 43.85 rial, duke e vlerësuar atë në 8.76 trilion rial (2.34 trilion dollarë).
Qeveria saudite tha muajin e kaluar se Princi i Kurorës Mohammed, i cili po udhëheq një përpjekje të madhe investimesh për të diversifikuar ekonominë e mbretërisë, kishte transferuar 4% të aksioneve të Aramco në fondin e pasurisë sovrane të vendit.
Kompania tha se planifikon gjithashtu të zhvillojë një aftësi të konsiderueshme të eksportit të hidrogjenit dhe të bëhet një lider global në teknologjinë e kapjes dhe ruajtjes së karbonit.
Lufta në Ukrainë ka bërë që vendet Perëndimore të kthejnë sytë nga Arabia Saudite për furnizim me gaz dhe naftë./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...