Arabia Saudite ka mirëpritur një draft-rezolutë të Kombeve të Bashkuara të ofruar nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, e cila mund të ndëshkojë Iranin për dërgimin e raketave balistike në duart e rebelëve të grupit huthi në Jemen.
Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, që në rast se kalon masa, do të ndihmonte që Irani të mbahej përgjegjës për siç ka thënë, “eskportin e raketave balistike” tek rebelët huthi në Jemen.
“Në mënyrë që të sigurohemi se Irani i përmbahet ligjit ndërkombëtar, ne duhet të kemi qëndrime të ashpra sa i përket raketave balistike dhe aktiviteteve të Iranit për të mbështetur terrorizmin”, ka thënë al-Jubeir në një intervistë derisa po merrte pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih.
Ai ka thënë se raketat iraniane janë përdorur rregullisht nga rebelët huthi, “për të targetuar civilët në Jemen dhe brenda Arabisë Saudite”.
Draft-rezoluta duhet të miratohet më 26 shkurt, mirëpo pritet të përballet me rezistencën e Rusisë.
Ai-Jubeir ka thënë se shpreson që Rusia të bindet për të mbështetur këtë masë.
Ekspertë të pavarur të OKB-së, kanë raportuar në muajin janar në Këshillin e Sigurimit të kësaj organizate, se kanë gjetur copëza të raketave që kanë origjinë iraniane dhe “janë dërguar në Jemen, pas ndalimit që i është vënë Iranit për transportin e armëve”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...