Google ADS

Arabia Saudite me ligj të ri, lejon gratë të vozisin

21:45 | 26 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka nxjerrë në dekret në të cilën urdhërohet lejimi i grave që të vozisin, njoftojnë mediat shtetërore saudite.

Sipas ligjeve të mëparshme, mbretëria konservatore kishte ndaluar rreptësisht gratë që të vozisnin, transmeton portali arbresh.info

LEXO EDHE: Gjermani: Gratë që veshin burka gjatë vozitjes do të gjobiten

Dekreti urdhëron Ministrin e Brendshëm Saudit që të hartojë dhe të miratojë ndryshimet e nevojshme të rregulloreve të trafikut dhe të formojë një komision të posaçëm që përbëhet nga ministrat e punëve të brendshme, të financave, të punës dhe të zhvillimit për të ‘studiuar masat e nevojshme’ për zbatimin e rregullave të reja.

Sipas dekretit rregullat e reja priten të hyjnë në fuqi me 24 qershor 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme