Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e kryeqytetit, Riadit dhe qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas masave të reja parandaluese të urdhëruara nga mbreti saudit Salman, hyrja dhe dalja nga të tre qytetet do të ndalohet, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA. Masat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e enjte, gjithashtu përfshijnë parandalimin e banorëve në 13 rajone të Mbretërisë të largohen nga rajoni ose të udhëtojnë në një rajon tjetër.
Ora policore tre-javore e vendosur të hënën është ashpërsuar në Riad, Mekë dhe Medine, e cila fillon nga ora 15:00 sipas kohës lokale (ora 12:00 sipas kohës në Evropën Qendrore) deri në orën 19:00 sipas kohës lokale (ora 16:00 me kohën e Evropës Qendrore).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 171 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin e Covid-19 një pandemi globale.
Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani ka tejkaluar 435 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar mbi 19.600 kurse rreth 112 mijë janë rikuperuar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.
Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, shumica e njerëzve që kontraktojnë virusin vuajnë vetëm simptoma të lehta para se të shërohen.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...