Arabia Saudite ka vendosur të lejojë burrat dhe gratë që të flejnë në një dhomë të përbashkët të hotelit, pa dëshminë se ata janë të martuar ose në një marrëdhënie.
Kjo po ndodh pasi mbretëria konservatore myslimane filloi një regjim të ri vizash turistike për të tërhequr pushuesit, transmeton portali arbresh.info
Këto lëvizje ngjan që kanë për qëllim që të hapin rrugë për gratë e pashoqëruara që duan të udhëtojnë nëpër vend dhe në mënyrë që vizitorët e huaj dhe të pamartuar të qëndrojnë së bashku në shtetin e Gjirit, ku seksi jashtë martese është i ndaluar.
Komisioni saudit për Turizëm dhe Trashëgimi Kombëtare ka konfirmuar për gazetën arabe Okaz, ku ndër të tjera ka shtuar Të gjithë shtetasit sauditë u kërkohet të tregojnë ID e familjes ose dëshmi të marrëdhënieve kur marrin një dhomë hoteli me qira. Kjo nuk kërkohet për turistët e huaj. Kjo nuk kërkohet nga turistët e huaj. Të gjitha gratë, përfshirë Sauditët, mund të rezervojnë dhe të qëndrojnë vetëm në hotele, duke treguar ID për check-in “.
Gjatë javës së kaluar, Arabia Saudite hapi dyert e saj për turistë nga 49 vende, ndërsa po përpiqet që të rrisë sektorin e turizmit dhe të diversifikojë ekonominë e saj larg eksporteve të naftës. Si pjesë e masës, vendosi që vizitorët nuk duhet të veshin rroba të zeza të gjera, por duhet të vishen në mënyrë modeste. Alkooli mbetet i ndaluar./arbresh.info/
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...