Arabia Saudite kërkon çarmatosjen e Hezbollahut

21:42 | 16 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Lëvizja Hezbollah e Libanit duhet të çarmatoset dhe të bëhet parti politike e rregull, në mënyrë që të sigurohet stabilitet në vend, tha ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir.

Në një intervistë për “Reuters”, ministri i ka bërë thirrje Hezbollahut dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane që të “heqin dorë nga armët”, ndërsa ka shtuar se Arabia Saudite po konsultohet me aleatët e saj për të vendosur se çfarë mënyrë të përdorë për të detyruar lëvizjën libanezë për të përmbushur kërkesaj e saj, transmeton portali arbresh.info

Ai ka shtuar se Riadi do të marrë një vendim “në kohën e duhur”.

Jubeir vazhdoi tutje duke thënë se vendi i tij vendosir të vepronte në përgjigjje të asaj që ai e quan “sjellja gjithnjë e më agresive e Iranit në rajon, veçanërisht në Jemen dhe Liban”.

“Ngado që të shikoni, ata (iranianët) veprojnë në mënyrë agresive. Ne po reagojmë ndaj atij agresioni dhe jemi duke thënë që mjaft është mjaft”, tha ai.

Roli i Arabisë Saudite në krizën politike të Libanit mbetet i paqartë.

Në fillim të muajit, kryeministri libanez Saad al-Hariri, papritmas dha dorëheqje gjatë një vizite në kryeqytetin saudit. Që nga ajo ditë, ai ka mbetur në tokën e mbretërisë.

Kjo situatë nxit spekulime se politikani ka vepruar kundër vullnetit të tij.

Pas njoftimit të dorëheqjes së tij, Hariri akuzoi Iranin dhe Hezbollahun për “dëshirën e për të shkatërruar botën arabe” dhe tha se kishte frikë për jetën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm