Arabia Saudite ia hap hapësirën ajrore Izraelit për herë të parë

17:51 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Arabia Saudite ka hapur hapësirën e saj ajrore për herë të parë për fluturimin komercial për në Izrael.

Aeroplani i Air India që fluturoi pa ndërprerje nga Nju Delhi në Tel Aviv është një shenjë e përmirësimit prapa skenave në lidhjet mes mbretërisë arabe dhe shtetit hebraik, transmeton portali arbresh.info.

Fluturimi Air India 139 ateroi në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit pas shtatë orë e gjysmë fluturim, ku tre orë fluturoi mbi Arabinë Saudite, duke shënuar një ndryshim diplomatik për Riadin që Izraeli thotë se ishte ushqyer nga shqetësimi i përbashkët rreth ndikimit iranian në rajon.

Ditë më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i përshkroi marrëdhëniet me botën arabe si më të mirat ndonjëherë, për të cilat tha se ishin shqetësimet mbi Iranin ato që i afruan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme