Autoritetet në Arabinë Saudite po hetojnë një grua të re, e cila ka postuar një video të vetes së saj të veshur me një minifund dhe bluzë të shkurtër në publik.
Vajza, një modele e quajtur “Khulood”, shpërndau klipin e saj duke ecur nëpër kalanë historike të Ushayqir, transmeton portali arbresh.info.
Pamjet ngjallën një debat të ndezur në mediat sociale, ndërsa disa thërrisnin për arrestimin e saj për thyerjen e kodit të rrobave strikte të vendit mysliman.
Të tjerë sauditë kanë dalë në mbrojtje të saj, duke e përgëzuar për trimërinë e saj.
Gratë në Arabinë Saudite duhet të veshin rroba të lirshme, me gjatësi të plotë të njohura si “abayas” në publik, si dhe një shami. Atyre gjithashtu u ndalohet të ngasin makinën dhe ndahen nga burrat me të cilët nuk kanë lidhje familjare./Arbresh.info
https://twitter.com/50BM_/status/886614068768976897?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-40633687
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...