Arabia Saudite heq shumicën e kufizimeve për Covid

07:46 | 6 Mars 2022
Trina Galanxhi

Arabia Sauditeka deklaruar se do të heq shumicën e kufizimeve për Covid, duke përfshirë distancimin social, hapësirat publike dhe karantinën për të ardhurit e vaksinuar, lëvizje që mund të lehtësojë ardhjen e pelegrinëve myslimanë.

Vendimi përfshin pezullimin e “masave të distancimit social në të gjitha vendet e hapura dhe të mbyllura”, duke përfshirë xhamitë, tha Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite, duke cituar një burim të ministrisë së brendshme, transmeton portal arbresh.info

Maska do të kërkohet vetëm në ambiente të mbyllura, sipas vendimit, i cili ka hyrë në fuqi të shtunën.

Mbretëria Saudite, e cila është shtëpia e dy vendeve më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë, nuk do t’u kërkojë më udhëtarëve të vaksinuar testin negative të PCR-së.

Pandemia e koronavirusit ka ndërprerë edhe pelegrinazhet myslimanë, të cilët janë ndër burimet kryesore të të ardhurave në mbretërinë saudite.

Pelegrinazhet i sjellin vendit rreth 12 miliardë dollarë fitime në vit./trt/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme