Google ADS

Arabia Saudite hedh poshtë mundësinë për negociata me Iranin

15:22 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir sot hodhi poshtë mundësinë për negociata me Iranin për zgjidhjen e konfliktit pesëvjeçar në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane të hënën deklaroi se Riadi ka dërguar porosi deri te presidenti iranian, Hasan Rouhani, përmes liderëve të vendeve tjera.

Por Al Jubeir njoftimin e Iranit e konsideron si të “pasaktë”.

“Vendet simotra kërkuan qetësimin e situatës, ndërsa ne u themi se qëndrimi i Mbretërisë është që çdoherë të kërkojë siguri dhe stabilitet në rajon”, deklaroi ai në Twitter.

“Ne, po ashtu theksuam se deeskalimi duhet të vjen nga pala që shkakton eskalimin dhe përhap kaos”, deklaroi ai.

Në intervistë për CBS News të hënën, princi saudit, Muhamed bin Salman, tha se Arabia Saudite është e hapur për të gjitha nismat për zgjidhjen politike në Jemen.

Tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit u rritën për shkak të sulmeve të paradokohshme mbi dy objekte të naftës të kompanisë “Aramco”, sulme për të cilat Riadi dhe Uashingtoni e konsiderojnë Teheranin përgjegjës, por Irani i mohon këto pohime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme