Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka urdhëruar rihapjen e kufirit tokësor me Katarin për të lehtësuar pelegrinazhin vjetor të Haxhit.
Sipas mediave shtetëore të Arabisë Saudite, kjo është një nga shenjat e para për zbutjen e situatës diplomatike në rajon, transmeton portali arbresh.info
Mbyllja e kufirit me Katarin kishte ardhur pas bllokadës që i u bë vendit nga vendet e Gjirit. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara ndërprenë lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin me 5 qershor të këtij viti, duke e akuzuar atë për mbështetje të grupeve ekstremiste islamike.
Në deklaratën mbretërore të Arabisë Saudite thuhet se ‘mbreti ka lejuar hyrjen e pelegrinëve nga Katari për të kryer ritet fetare të Haxhit’.
Ai ka urdhëruar që avionët privatë që i përkasin linjave ajrore suadite të dërgoheshin në aeroportin e Dohës, në mënyrë që sillnin të gjithë pelegrinët e Katarit.
Në deklaratë thuhet se shpenzimet e udhëtimit për pelegrinët nga Katari janë hequr nga Arabia Saudite.
Haxhi zhvillohet në fillim të shtatorit të këtij viti.
Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë marrë pjesë në Haxh gjatë vitit të kaluar./Arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë