Për herë të parë në Arabinë Saudite është hapur një auto-shkollë për femra, pasi mbreti Salman nxorri dekretin përmes të cilit lejon gratë që të vozisin makinat.
Universiteti Princess Nourah, një kolegj femër në kryeqytetin Riyad, njoftoi mbi planet e saj për kursin e ri të drejtimit të automjeteve, transmeton portali arbresh.info
“Universiteti Princess Nourah është duke u përgatitur për fillimin e kurseve të vozitjes në bashkëpunim me autoritetet përkatëse”, thuhet në deklaratë.
Pas dekretit të publikuar të martën, miliona gra pritet të marrin timonin në duar.
Arabia Saudite ka qenë vendi i vetëm në botë ku gratë e kanë pasur të ndaluar të vozisin./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?