Arabia Saudite ka ekzekutuar gjashtë persona të akuzuar për vrasje dhe vepra të drogës, që mendohet të jenë numri më i lartë i ekzekutimeve në një ditë të vetme.
Ekzekutimet e fundit kanë rritur numrin e të ekzekutuarve në 44 vetëm gjatë këtij viti, transmeton portali arbresh.info
Sipas Ministrit të Brendshëm, një pakistanez është vrarë për trafik droge, ndërsa pesë shtetas sauditë janë ekzekutuar për vrasje.
Arabia Saudite mban një nga normat më të larta të ekzekutimeve në botë, duke dhënë dënime me vdekje për të akuzuarit mbi terrorizëm, vrasje, përdhunim, grabitje të armatosur dhe trafikim të drogës.
Në vitin 2014 vendi shënoi një numër rëkord të ekzekutimeve, kur u vranë 158 persona. Vitin e kaluar, ajo ekzekutoi 153 njerëz, duke shënuar një rënie të zbehtë.
Ekspertët e OKB-së kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund ekzekutimeve për veprat jo të dhunshme, por autoritetet pretendojnë se dënimi me vdekje vepron si një pengesë e dobishme për kriminelët./Arbresh.info
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...