Arabia Saudite e quan të pasaktë raportin e SHBA-së për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi

14:24 | 27 Shkurt 2021
A. B.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konkluduar në një raport të ri se gazetari saudit, Jamal Khashoggi u vra nga një skuadër saudite që vepronte nën komandën e Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, raporti i paklasifikuar i lëshuar të premten konfirmoi rolin e zyrtarëve të lartë të inteligjencës që besojnë se udhëheqësi de-facto i Arabisë Saudite luajti rol në vrasjen e Khashoggit në vitin 2018.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Jashtme Saudite e cila i quajti të pasakta këto konkluzione, si dhe hodhi poshtë vlerësimin e fundit.

“Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite e hedh poshtë vlerësimin në raport që i përket udhëheqjes së Mbretërisë dhe vëren se raporti përmbante informacione dhe konkluzione të pasakta”, tha ministria e jashtme e saudite.

Jamal Khashoggi ishte kolumnist për gazetën Washington Post, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë saudite. Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme