Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite e ka fajësuar Iranin për lansimin e një rakete balistike nga kryengritësit shiitë huthi nga Jemeni, në drejtim të kryeqytetit saudit, Riad, duke tërhequr vërejtjen se kjo mund të “konsiderohet si akt i luftës” dhe se e rezervon “të drejtën për përgjigje”.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite sot, po ashtu, e ka mbyllur qasjen për në Jemen nga toka, deti dhe ajri, pasi para dy ditësh Riadi ishte cak i një rakete balistike. Është thënë se mbyllja e përkohshme do ta ketë parasysh punën e grupeve humanitare.
Sauditët thonë se e kanë goditur raketën para se ajo ta qëllonte cakun e saj.
Në kumtesën e sotme, theksohet se “roli i Iranit dhe komanda e tij direkte ndaj grupit huthi, në këtë çështje, paraqet akt të qartë të agresionit duke i marrë në shënjestër vendet fqinje dhe e kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”.
Irani i ka hedhur poshtë akuzat e Arabisë Saudite, duke thënë se kryengritësit huthi e kanë lansuar raketën në shenjë të hakmarrjes për atë që e ka quajtur “krime lufte” nga ana e Arabisë Saudite në Jemen, që është i përfshirë nga lufta shkatërruese.
Mëtutje, në deklaratë, Irani tha se sulmi i sotëm raketor ishte “aksion i pavarur në përgjigje të këtij agresioni” dhe Irani nuk ka asgjë të përbashkët me atë.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...