Arabia Saudite pret që të rihapë ambasadën e saj në Katar në ditët në vijim, deklaroi të shtunën kryediplomati saudit, pasi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar ndërmjetësuan një marrëveshje ndërmjet këtyre dy shteteve arabe.
Rihapja e ambasadës është vetëm çështje logjistike, tha për gazetarët në Riad, ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan.
Arabia Saudite shtyn edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Egjiptin që të shkëpusin marrëdhëniet diplomatike dhe të vendosin embargo ndaj Katarit në qershorin e vitit 2017, pasi e akuzuan këtë të fundit për mbështetje të terrorizmit.
Katari ka mohuar akuzat dhe ka thënë se embargoja kishte për qëllim të minonte sovranitetin e saj.
Më 5 janar, Riadi zyrtar njoftoi për një marrëveshje me Dohan, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që ka për qëllim forcimin e aleancës arabe.
Këto dy shtete po ashtu kanë hapur hapësirat e tyre ajrore për njëra-tjetrën dhe janë rikthyer disa fluturime.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump që një kohë të gjatë u ka bërë thirrje shteteve arabe që të zgjidhin mosmarrëveshjet, duke argumentuar se uniteti i këtij rajoni është i nevojshëm, me qëllim që të izolohet Irani.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve diplomatike vjen teksa në SHBA pritet të vijë administrata e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, i cili pritet të ketë një qëndrim më të fortë ndaj Arabisë Saudite dhe pritet të angazhohet sa i përket çështjes së Iranit./REL/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...