Arabia Saudite ka hapur dyert për turistët e huaj, duke njoftuar për nisjen e programit të lëshimit të vizave për 49 shtete, në një përpjekje për të tërhequr kompanitë e huaja për të investuar në sektorin e turizmit të vendit.
Mbretëria konservatore myslimane po zbutë gjithashtu kodet e rrepta të veshjes për vizitorët femra që më parë u kërkonin atyre që të mbanin rroba të zeza të gjera, ose abayas, transmeton portali arbresh.info.
Shefi i turizmit Ahmed al-Khateeb i tha Reuters në një intervistë në njoftimin zyrtar se abaya nuk do të jetë e detyrueshme për gratë turiste, por veshja modeste është, përfshirë në plazhet publike.
Vendi njoftoi programin e ri të vizave dhe u bëri thirrje kompanive të huaja të investojnë në një sektor që shpreson të kontribuojnë 10 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2030.
Vizat do të jenë në dispozicion në internet për rreth 80 dollarë, pa asnjë kufizim për gratë e pashoqëruara si në të kaluarën. Qasja në qytetet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës është e kufizuar./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...