Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite ka deklaruar se më shumë se gjysma e prodhimit të saj të përditshëm të naftës së papërpunuar që u shkatërrua nga një sulm gjatë fundjavës do të rindërtohet dhe do të ketë prodhim të plotë deri në fund të muajit.
“Ku do të gjesh një kompani në këtë botë, e cila kaloi nëpër një sulm kaq shkatërrimtar dhe doli si një feniks?”, tha Princi Abdulaziz bin Salman.
Aftësia e ndërmarrjes shtetërore për t’u rikuperuar shpejt nga një sulm i kësaj madhësie në objektin e saj më të rëndësishëm të përpunimit nxjerr në pah jo vetëm rezistencën e saj, por rëndësinë e saj në mbretëri, transmeton portali arbresh.info
Sulmi i kryer të shtunën goditi një fushë të naftës saudite dhe fabrikën më të madhe të përpunimit të naftës së papërpunuar në rajonin lindor të Arabisë Saudite, duke shkatërruar 5.7 milion fuçi prodhim të naftës së papërpunuar në ditë për mbretërinë, ose rreth 5 përqind të prodhimit ditor në botë.
Princi Abdulaziz tha që kapaciteti i prodhimit do të shkonte deri në 11 milion fuçi në ditë deri në fund të shtatorit.
Në një konferencë për media, ai tha se çmimet e naftës janë ngritur që të ditën e parë pas sulmit,e cila konsiderohet si një kërcënim i madh për vendin.
Mbi sulmin kanë reaguar SHBA, e cila ka fajësuar Iranin për sulmin, si dhe vendet tjera të BE-së./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...