Arabia Saudite ka njoftuar se ka ndaluar 201 njerëz si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës, duke vlerësuar se të paktën 100 miliardë dollarë janë keqpërdorur përmes përvetësimit dhe korrupsionit në dekadat e fundit.
Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë Saud al-Mojeb, përmes një deklaratë tha se 208 persona janë marrë në pyetje, ndërsa shtatë nga ta janë liruar pa asnjë akuzë, transmeton portali arbresh.info
201 persona vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.
Shifra e lëshuar nga qeveria është shumë më e madhe se që ishte raportuar në fillim, pasi arrestime të reja janë bërë gjatë javës.
Në mesin e të arrestuarve është edhe bilioneri i Arabisë Saudite, Alëaleed bin Talal, dhe dy nga djemtë e mbretit Abdullah, duke përfshirë edhe princin Miteb, i cili deri të shtunën kishte drejtuar Gardën Kombëtare./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë