Ministria e Brendshme të Arabisë Saudite thotë se autoritetet kanë arrestuar 18 të dyshuar që i përkasin grupit Shteti Islamik, duke përfshirë këtu edhe ndërtues të bombave.
Zëdhënësi i ministrisë, Mansour al-Turki, , tha në një deklaratë se të dyshuarit u arrestuan në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe dy qytete të tjera, transmeton arbresh.info.
Ai shtoi se të dyshuarit kishin role të ndryshme, duke përfshirë operacionet logjistike dhe rekrutimin, si dhe sigurimin e strehës dhe mbështetjes financiare për militantët.
Al-Turki tha se të dyshuarit kishin përvojë në ndërtimin e eksplozivëve dhe jelekëve vetëvrasës.
Arabia Saudite ka qenë në shënjestër nga një numër madh i shpërthimeve vetëvrasëse vdekjeprurëse dhe sulme të tjera të kryera nga grupi i Shtetit Islamik në vitet e fundit.
Vendi është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-të, të cilët luftojnë grupin terrorist në Irak dhe Siri./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...