Arabia Saudite i ka bërë thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan.
Siç raporton agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA, Arabia Saudite synon të thërrasë “një takim të jashtëzakonshëm ministror të OIC-it për të diskutuar situatën humanitare në Afganistan”.
Vendi paralajmëroi se miliona afganë me afrimin e dimrit do të kenë nevojë për ndihmë për të marrë ushqim të përshtatshëm, ilaçe dhe strehim.
Mbretëria po ashtu paralajmëroi se nëse Afganistani përballet me kolapsin ekonomik pas marrjes së pushtetit nga talebanët këtë verë, kjo do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.
Që kur talebanët morën kontrollin, Turqia dhe grupet turke të ndihmës kanë dërguar ndihma të shumta për popullin e Afganistanit, me zyrtarët turq që paralajmëruan për situatën humanitare në vend./AA/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin