Ministri saudit i Punëve të Jashtme akuzoi sot në Madrid, Hezbollahun se po mban peng Libanin, duke përdorur portet e saj për trafik droge dhe bankat për pastrim parash. Kryeministri libanez, Saad Hariri njoftoi dorëheqjen në mënyrë të papritur më 4 nëntor në televizionin saudit, duke dënuar kontrollin e kësaj milicie, që është pjesë e qeverisë, në jetën politike në Liban.
“Nuk është e mundur që një milici e armatosur të veprojë jashtë kontrollit të qeverisë”, deklaroi ministri saudit, Adel al-Joubeir pas një takimi me homologun spanjoll, Alfonso Dastis.
“Ne e shohim Hezbollahun duke përdorur sistemin bankar libanez për të pastruar paratë, portet e vendit për trafik droge, ne e shohim të drejtojë aktivitetet terroriste dhe të ndërhyjë në Siri, në Bahrein dhe në Jemen”, pohoi ai.
“Nëse Hezbollahu nuk çarmatoset dhe nuk bëhet një parti (në kuptimin e plotë) politike, Libani do të jetë peng i Hezbollahut dhe për rrjedhim i Iranit. Kjo nuk është e pranueshme as për ne, as për libanezët”, shtoi kreu i diplomacisë saudite./atsh/
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...