Arabia refuzon t’i ekstradojë në Turqi të dyshuarit për vrasjen e Khashoggi

07:54 | 10 Dhjetor 2018
arbresh.info

Arabia Saudite nuk pranon që t’i ekstradojë në Turqi të dyshuarit për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Këtë e ka thënë ministri i jashtëm arab, Adel al-Jubeir, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

“Ne nuk i ekstradojmë qytetarët tanë” është shprehur ai.

Vetëm një javë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka kërkuar ekstradimin dhe gjatë të mërkurës gjykata në Turqi ka lëshuar urdhër arrestin.

Arabia Saudite ka akuzuar 12 veta për vrasjen që u krye në konsullatën e Arabisë në Stamboll gjatë muajit tetor.

Urdhërarrest nga Turqia ka edhe për ish shefin e Inteligjencës së Arabisë, Ahmadl al-Assiri dhe ish këshilltarin mbretëror, Saud al-Qhatani.k

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme