Google ADS

Arabia kërcënon me aksion ushtarak kundër Katarit

23:58 | 3 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Arabia Saudite, një nga vendet që bllokoi Katarin, ka kërcënuar me veprim ushtarak kundër fqinjit të saj të Gjirit, nëse kjo e fundit e blen sistemin mbrojtës ajror S-400 të punuar nga Rusia, ka njoftuar e përditshmja franceze Le Monde.

Në një letër drejtuar Presidentit Emmanuel Macron të Francës, mbreti Salman Saudit shprehu shqetësimin e tij të thellë me bisedimet që po zhvillohen midis Moskës dhe Dohës për shitjen e sistemit të avancuar të armëve anti-ajrore, transmeton portali arbresh.info

Monarku saudit, i cili kërkoi që Franca të rrisë presionin mbi Katarin, tha se ishte i shqetësuar për pasojat e përvetësimit të sistemit të raketave sipërfaqësore në ajër të Doha, të cilat sipas tij kërcënojnë interesat e sigurisë saudite.

“Në një situatë të tillë, mbretëria është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar këtë sistem mbrojtes, duke përfshirë edhe veprimet ushtarake”, citohet të ketë thënë Salman.

Në janar, ambasadori i Katarit në Rusi tha se bisedimet për blejrjen e sistemit të mbrojtjes ajrore janë në “fazën përfundimtare”.

Kjo erdhi pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin ushtarak dhe teknik midis dy vendeve në tetor 2017 për të bashkëpunuar më tej në fushën e mbrojtjes.

Më 5 qershor 2017, Arabia Saudite, krahas vendeve të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Egjipti, imponuan një bllokadë detare, ajri dhe toke në Katar, duke e akuzuar atë për të mbështetur “terrorizmin” dhe destabilizimin rajon, akuza të cilat Doha  i ka mohuar vazhdimisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme