Arabia Saudite e ka emëruar Princin Abdulaziz bin Salman al Saud, djalin e mbretit, si ministër të Energjisë duke zëvendësuar Khalid al-Falih, njoftojnë media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Falih gjithashtu u shkarkua edhe nga kryesia e kompanisë kombëtare të naftës saudite “Aramco” javën e kaluar.
Agjencia e lajmeve SPA duke cituar dekretet mbretërore raportoi se Falih dhe zëvendës ministri i Industrisë dhe Burimeve Minerale, Abdulaziz Al-Abdulkarim ishin shkarkuar nga puna.
Osama Al-Zamil u emërua zv/ministër i Industrisë dhe Burimeve Minerare.
Gjithashtu, Princi Sulltan bin Ahmed Al Saud u emërua ambasador saudit në Bahrein.
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...