Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, e ka hapur sot takimin e parë të nivelit të lartë të aleancës së udhëhequr nga Arabia Saudite, të vendeve myslimane kundër terrorizmit, duke shprehur përkushtim se ekstremistët më “nuk do ta nxijnë religjionin tonë shumë të mirë”.
Duke folur para ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite, bin Salman tha se “rreziku më i madh i këtij terrorizmi dhe ekstremizmi është shkatërrimi i reputacionit të religjionit tonë të dashur…dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.
Ky fjalim u bë derisa grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), është përzënë nga Iraku dhe e ka humbur një qytet në Siri të cilin e konsideronte kryeqytet të vetin.
Megjithatë në aleancën e udhëhequr nga Arabia Saudite nuk përfshihen Irani, Iraku dhe Siria.
Princi Mohammed bin Salman tha se 40 vendet anëtare të aleancës po dërgojnë “mesazh të qartë” se ato do të “punojnë së bashku për mbështetje të përpjekjeve ushtarake, financiare, të inteligjencës dhe politike, për secilin shtet anëtar”.
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...