Inspektorët e Shtetit të Nju Jorkut janë duke hetuar Goldman Sachs, botuesin e Apple Card, për diskriminim të mundshëm seksual kur bëhet fjalë për limitin e kredisë.
Hetimi u nxit nga një seri ‘cicërimesh’ virale nga zhvilluesi i uebit David Heinemeier Hansson në lidhje me algoritmet e përdorura për Apple Card, të mirëmbajtura nga Goldman Sachs në emër të Apple.
Hansson tha që kartela e kreditit i dha atij një kufi 20 herë më të lartë se gruas së tij edhe pse ajo ka një rezultat më të lartë kredie. Ai e quajti algoritmin diskriminues.
Hansson nuk e zbuloi sasinë e të ardhurave, por tha se ai dhe gruaja ishin martuar për një kohë të gjatë, dhe se ndajnë detyrimet tatimore dhe pasurinë e patundshme. Ai tha se ankesat për kufirin e kredisë ishin injoruar. Kur përfundimisht u ngrit kufiri i kartelës kreditore të gruas së tij, pa e ndryshuar sistemin, Hansson deklaroi se kjo ishte një përpjekje për t’i dhënë ryshfet një përdoruesi “me zë të lartë”, në mënyrë që Apple të mos ketë nevojë të ndryshojë algoritmin e tij të keq.
Një zëdhënëse e Autoritetit të Shërbimeve Financiare të New York konfirmoi se çështja do të hetohej. Ajo tha se shërbimi është i shqetësuar për diskriminimin e mundshëm dhe se hetimi do të përcaktojë nëse ligji i Nju Jorkut është shkelur, si dhe nëse të gjithë përdoruesit e Apple Card trajtohen në mënyrë të barabartë.Zëdhënësi i Goldman Sachs, Andrew Williams tha se vendimet e tyre për kredinë bazoheshin në vlerësimin e kredisë së një klienti, dhe jo faktorë të tjerë si gjinia, orientimi seksual ose faktorë të tjerë të ndaluar me ligj.
Ai shtoi se banka nuk mund të komentojë vendimet individuale të klientit. Apple nuk u përgjigj menjëherë kërkesave për një deklaratë për rastin.Ndryshe, Apple prezantoi Apple Card këtë vit në partneritet me Goldman Sachs.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...