Google ADS

Apple heq aplikacionin e Kuranit në Kinë

09:02 | 16 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Apple ka hequr një nga aplikacionet më të njohura të Kuranit në botë në Kinë, pas një kërkese nga zyrtarët.

Kurani ka qenë i disponueshëm në të gjithë botën në AppStore dhe ka gati 150 mijë komente, ndërsa përdoret nga miliona myslimanë, transmeton portal arbresh.info

BBC mëson se qeveria kineze ka kërkyar heqjen e aplikacionit për shkak të përmbajtjes së teksteve të paligjshme fetare, megjithatë, qeveria kineze nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar në lidhje me këtë.

Fshirja e aplikacionit u vu re për herë të parë nga Censura e Apple – një faqe në internet që monitoron aplikacionet në App Store të Apple në nivel global.

“Sipas Apple, aplikacioni ynë Quran Majeed është hequr nga dyqani i aplikacioneve në Kinë sepse përfshin përmbajtje që kërkon dokumentacion shtesë nga autoritetet kineze”, thuhet në deklaratën e krijuesit të aplikacionit.

“Ne po përpiqemi të kontaktojmë me Administratën e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe autoritetet përkatëse kineze për të zgjidhur këtë çështje”.

Kompania tha se vetëm në Kinë, afër një million përdorues e kanë shkarkuar këtë aplikacion.

Partia Komuniste në Kinë nuk e nhjeh zyrtarisht Islamin si fe në vend.

Sidoqoftë, Kina është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid, kundër grupit etnik kryesisht mysliman ujgur në Xinjiang./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme