Janë hedhur imazhe të reja tronditëse nga Brazili, pas djegies së pyjeve në Amazonë.
Udhëhqësit ndërkombëtare i kanë bërë presion qeverisë braziliane që të ndërmarrë hapat e duhur për shuarjen e zjarrit. Disa nga vendet e BE-së kanë kërcënuar Brazilin edhe me sanksione nëse nuk veprohet me shpejtësi në Amazonë, transmeton portali arbresh.info
Mbi 1600 zjarre të reja janë ndezur gjatë 3 ditëve të fundit, duke ndezur qiellin e natës nëpër pjesët jugore të pellgut më të madh të pyjeve në botë dhe duke shkaktuar protesta antiqeveritare, si dhe një protestë ndërkombëtare.
Tymi i fuqishëm ka mbuluar gjysmën e Brazilit dhe errësira besohet të jetë krijuar nga flaka e fortë që kapi xhunglën.
Presidenti Jair Bolsonaro, pas presioneve të shumta nga të gjitha anët, ka dërguar rreth 44 mijë trupa ushtarake për të shuar zjarrin.
Sipas mediave të huaja, zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut, të cilën kërkojnë që të hapin vend për kullota. Mediat e huaja, akuzojnë edhe qeverinë e Brazilit, e cila besohet se ka lejuar këto ndërhyrje.
Brazili është vendi me eksportin me të lartë të mishit, prandaj djegia e Amazonës shihet si një pikë e qëllimshme për hapjen e vendeve për kullota./arbresh.info/
Foto: Reuters
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...