Kryeministri anglez, Boris Johnson, i ka bërë thirrje qytetarëve të Britani së Madhe që të qëndrojnë në shtëpi, në kohën kur masat e reja po hynin në fuqi.
Ai vuri në dukje se programi i testimit dhe monitorimit të kontakteve nuk kishte aq ndikim sa donte qeveria, por që situata po përmirësohej, transmeton portal arbresh.info
Johsnon tha se ai shpreson që jeta të kthehet në normalitet përpara festës së Krishtlindjes, nëse njerëzit ndjekin rregullat, shkruan BBC.
Johnson tha se ai është i vetëdijshëm se njerëzit janë të lodhur, por ai vlerësoi se masat, të cilat do të jenë në fuqi për katër javë, do të kenë me të vërtetë një ndikim në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Johnson tha se Britania do të mbështetet në testimin dhe dhënien e terapive dhe ilaçeve më të mira për të luftuar koronavirusin, nëse vaksinat që po zhvillohen kanë sukses të kufizuar në luftimin e përhapjes së infeksionit.
Sipas masave të reja kufizuese, pub-et, restorantet dhe dyqanet puna e të cilëve nuk konsiderohet e nevojshme do të duhet të mbyllen sot./arbresh.info/
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...