Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi të shtunën herët në mëngjes se në muajin e parë në detyrë, Presidenti Donald Trump kishte dërguar një “akademik amerikan” për t’u takuar me zyrtarët e Koresë së Veriut dhe për t’u përcjellë një mesazh.
Në mesazh, administrata e re vlerësonte ngrirjen prej afro katër muajsh të provave bërthamore dhe balistike me raketa nga ana e Phenianit dhe shprehej se mendonte se kjo “mund të ofronte një rreze shprese”, njoftonte agjencia AP.
Megjithatë Associated Press njofton se zyrtarët koreano-veriorë thanë se mungesa e provave nuk ishte shenjë pajtimi dhe këmbëngulën se Kim Jong Un do të jepte urdhra për prova, kur të donte. Dy ditë më pas, Koreja e Veriut lëshoi një raketë të re me rreze të mesme veprimi, duke filluar një vit me tensione në rritje.
Ndërkohë agjencia Reuters njoftoi të premten vonë se “cisterna ruse kanë furnizuar me karburant Korenë e Veriut në të paktën tre raste në muajt e fundit duke transferuan ngarkesat në ujë të hapur”. Reuters ia atribuoi informacionin dy burimeve me peshë evropiano-perëndimore të sigurisë.
Rusia është anëtare e Këshillit të Sigurimit të KOmbeve të Bashkuara dhe shitja e naftës dhe nënprodukteve të saj Koresë së Veriut, do të ishte një thyerje e sanksioneve të OKB-së./VoA/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...