Shtetet e Bashkuara do të përmbushin obligimin financiar në vlerë mbi 200 milionë dollarësh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë deri në fund të shkurtit, njoftoi Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.
“Ky është një hap kryesor përpara në përmbushjen e detyrimeve tona financiare si anëtar i OBSH-së dhe pasqyron angazhimin tonë të ripërtërirë për të siguruar mbështetjen e nevojshme të OBSH-së për të drejtuar përgjigjen globale ndaj pandemisë”, tha Blinken, duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton CNN.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se multilateralizmi, KB dhe OBSH janë thelbësore, jo vetëm si një përgjigje efektive shëndetësore ndërkombëtare dhe humanitare ndaj COVID-19, por gjithashtu edhe për ndërtimin e kapaciteteve më të forta shëndetësore globale dhe sigurisë për të ardhmen”, tha Blinken.
Ai vuri në dukje se kjo gjithashtu pasqyron angazhimin e ripërtërirë të Shteteve të Bashkuara për të siguruar mbështetjen e nevojshme të menaxhimit të krizës së pandemisë së coronavirusit.
Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë donatori më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shumë vite, u larguan nga OBSH-ja vitin e kaluar, gjatë mandatit të presidentit, Donald Trump. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden anuloi muajin e kaluar vendimin e tërheqjes nga OBSH-ja. /Telegrafi/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia