Festivali i birrës Oktoberfest, nuk do të mbahet për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit.Ky festival mbledh rreth 6 milionë vizitorë në Mynih çdo vit.
Kryetari i Bavarisë Markus Soeder u ka thënë gazetarëve se është e nevojshme të anulohen ngjarje të mëdha si Oktoberfesti, sepse kërkojnë investime të mëdha, por edhe për shkak se rreziku është tejet i madh, marrë parasysh pasigurinë me pandeminë, e cila nuk dihet nëse mund të përshkallëzohet deri atëherë.
“Në hapësirat klasike për festë të birrës, masat si distanca fizike dhe vendosja e maskës nuk mund të respektohen”, ka thënë Soeder.
Gjermania ka vaksinuar më shumë se 28 për qind të popullsisë deri më tani.Ndërkohë që rritet shkalla e vaksinimit dhe bie numri i të infektuarve, janë rritur shpresat për heqje të masave kufizuese, të cilat janë duke u zbatuar nga muaji nëntor i vitit të kaluar.Këtë vit Oktoberfest ishte planifikuar të mbahej nga 18 shtatori deri më 3 tetor./REL
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...