Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka treguar respekt ndaj kryeministres, dhe Britanisë së Madhe.
https://twitter.com/Jeremy_Hunt/status/1148626614479130625
Komentet vijnë, pasi presidenti Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch si një njeri “shumë budalla”.
Presidenti, kritikoi edhe kryeministren në largim, Theresa May, duke thënë se ajo kishte injoruar këshillën e tij për Brexit-in.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1148559442885185536
Ndërkohë, është anuluar një takim i planifikuar i sekretarit britanik të Tregtisë ndërkombëtare, Liam Fox me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në SHBA.
E gjithë kjo përplasje mes zyrtarëve amerikanë dhe britanikë vjen pasi të dielën u publikuan dokumente të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në SHBA, e quante administratën e Trumpit, të “paaftë”.
Ndërkohë qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.
Megjithatë, qeveria britanike deklaroi se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, dhe nuk dha shenja se do ta zëvëndësojë atë./REL/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...