Media ukrainase Kyiv Indipendent ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social X se fjalimi i Volodymyr Zelenskyt në Bukuresht është anuluar.
Fjalimi i presidentit të Ukrainës në parlamentin rumun nuk do të mbahet për shkak të ndërprerjeve të mundshme nga deputetët pro-rus.
Ndërkohë në një deklaratë zyrtare me homologun rumun, Klaus Iohannis, Zelensky tha se nuk ishte i përgatitur për një fjalim.
“Sigurisht që kam ardhur të vizitoj popullin e Rumanisë, t’i jem mirënjohës dhe të diskutoj strategjikisht me presidentin Iohannis. Gjithashtu në agjendën time është takimi me kryeministrin dhe biseda me disa deputetë të Parlamentit. Nuk kam përgatitur asnjë fjalim me gjithë respektin,” – u shpreh Zelensky./euronews.al
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...
Moti sot në Shqipëri
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...