Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA paralajmëron për “nxehtësi të tepruar” nëpër shtetet jugperëndimore. Dhjetra fluturime janë anuluar për shkak të temperaturave të tepruara.
Temperaturat pasdite në kryeqytetin e Arizonës, Phoenix, pritet të arrijnë në 120F (49C) në atë që mediat lokale kanë quajtur një valë të nxehtë “hellscape”, shkruan TheIndependent.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA u ka thënë turistëve që vizitojnë Grand Canyon se temperaturat në bazën e lumit Kolorado mund të arrijnë 116F (47C). Një buletin në fuqi deri në mbrëmjen e së premtes paralajmëron: “Temperaturat pritet të rriten në nivele të rrezikshme”, transmeton arbresh.info.
Avionët Airbus dhe Boeing janë në gjendje të operojnë në temperatura më të larta, por performanca ende mund të dëmtohet nga nxehtësia. Më parë këtë muaj Hainan Airlines vendosi të shtyej fluturimin e saj nga Las Vegas në Pekin për verën, për shkak të kufizimeve të kapaciteteve të vendosura nga temperaturat e larta të pasdites./arbresh.info/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...