Presidenti i zgjedhur i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të marrë zyrtarisht detyrën në udhëheqjen e institucionit,të dielën e 1 dhjetorit.
Gjatë ceremonisë që do të mbahet, presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel, do i kalojë stafetën Antonio Costas, portugezit të parë dhe socialistit të parë në krye të institucionit, për mandatin dyvjeçar e gjysmë.
Për sa u përket pjesëmarrësve të tjerë në ceremoni, pritet edhe prezenca e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me të cilën Antonio Costa ruan një marrëdhënie të mirë.
Presidenti i sapozgjedhur i Këshillit Evropian ka premtuar më herët “unitet mes të gjithëve” liderëve të BE-së gjatë udhëheqjes së institucionit.
Dy ditë pas marrjes së detyrës, Costa pritet të mbledhë në Bruksel, liderët e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Rel, takimi do shërbejë për njohjen nga afër të liderëve të gjashtë vendeve të rajonit, si dhe për të diskutuar mbi përgatitjet e një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.
Dy javë më parë, presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se beson se ish-kryeministri portugez do të jetë një “gardian i unitetit” midis Shteteve Anëtare, pasi BE përballet me sfida ekonomike dhe gjeopolitike.
Costa pason në këtë detyrë Charles Michel, në detyrë që nga viti 2019 dhe i cili përfundon mandatin e tij më 30 nëntor 2024, në një periudhë të shënuar nga kriza të tilla si dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, pandemia Covid-19, pushtimi rus në Ukrainë. dhe, së fundmi, rindezja e tensioneve në Lindjen e Mesme.
/rtsh.al/
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra