Antarktiku ka kaluar 20 gradë celsiusin për herë të parë, pasi hulumtuesit regjistruan një temperaturë prej 20.75 gradë në një ishull jashtë bregut të gadishullit.
Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer tha për AFP që nuk kishin parë asnjëherë një temperaturë të tillë kaq të lartë në Antarktik, transmeton portali arbresh.info.
Por ai paralajmëroi që temperatura, e regjistruar me 9 shkurt, ishte vetëm një lexim dhe jo pjesë e të dhënave afatgjate.
Kontinenti gjithashtu ka shënuar një rekord javën e shkuar, ku temperatura lexonte 18.3 gradë Celsius në Gadishullin e Antarktikut.
Ky lexim i fundit u mor në një stacion monitorimi në ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit.
Megjithëse temperatura është një rekord i lartë, Z. Schaefer theksoi se leximi nuk ishte pjesë e një studimi më të gjerë dhe kështu, në vetvete, nuk mund të përdoret për të parashikuar një prirje.
“Ne nuk mund ta përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen. Ashtë një pikë e të dhënave,” tha ai. “Është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë”.
Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore të KB (OMO), temperaturat në Gadishullin Antarktik janë rritur me gati 3C gjatë 50 viteve të fundit, dhe se rreth 87% e akullnajave përgjatë bregdetit të saj perëndimor janë “tërhequr” në atë kohë./arbresh.info/
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...