Google ADS

Anonymous rrëzon rrjetin e Turqisë

20:14 | 26 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Grupi i hakerëve Anonymous kanë marrë përgjegjësi për një numër të madh sulmesh kibernetike në internetin turk duke rrëzuar rreth 400.000 uebfaqe.

Hakerët kanë akuzuar Turqinë për mbështetje ndaj Shtetit Islamik, diçka që qeveria e ka mohuar menjëherë, shkruan arbresh.info.

Serverët e Turqisë janë bombarduar gjatë javës së kaluar, gjë që sipas shumë analistëve është vlerësuar si sulmi kibernetik më i mëdh në historinë e vendit, transmeton arbresh.info. Serverët ishin shënjestër e sulmeve DDoS, ku hakerët arrijnë të rrëzojnë faqen me një numër të madh kërkesash për ngarkim.

Kompania hulumtuese e sigurisë Radware ka thënë që sulmi ka rrëzuar më shumë se 400.000 uebfaqe në Turqi.  Sipas Radware, qeveria ishte detyruar të ndërprej trafikun e të gjitha faqeve me domene “.tr” për të ndalur këtë sulm.

Arbresh.info ka njoftuar edhe më parë për sulmet e tilla që janë duke ndodhur në Turqi, përfshirë sulmin në bankat më të mëdha turke duke shkaktuar ndërprerjen e transaksioneve bankare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme