Një llogari në Twitter që pretendon të jetë e lidhur me kolektivin aktivist Anonymous njoftoi këtë javë se ka hakuar Bankën Qendrore të Rusisë dhe po planifikon të publikojë 35,000 dokumente gjatë 48 orëve të ardhshme që detajojnë “marrëveshjet sekrete”.
Banka Qendrore e Federatës Rusë nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë, transmeton portal arbresh.info
Kolektivi ndërkombëtar i hakerëve i shpalli luftë kibernetike presidentit rus Vladimir Putin pasi ai vendosi që të pushtojë Ukrainën.
Deri më tani, grupi thotë se e ka përballuar kërcënimin e tij. Në një intervistë me BBC-në në fillim të kësaj jave, hakerat e lidhur me Anonymous thanë se hakeruan kanalet televizive shtetërore ruse dhe ndërprenë shkurtimisht programet për të treguar situatën reale në Ukrainë.
Rostelecom, kompania ruse që drejton kanalet televizive të dyshuara të hakuara, nuk iu përgjigj kërkesave të BBC-së për koment.
Qeveria ruse ka kontroll të rreptë mbi mediat në vend dhe në fillim të këtij muaji, Putini nënshkroi një ligj që penalizon raportimet që bien ndesh me qëndrimin zyrtar të qeverisë mbi luftën në Ukrainë.
Ndërsa vendet perëndimore kanë përshkallëzuar sanksionet për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe sistemi bankar ndërkombëtar, Anonymous ka ndërmarrë veprime më pak konvencionale kundër vendit.
Grupi ka kërcënuar çdo kompani që nuk e ka ndërprerë aktivitetin në Rusi pas pushtimit në Ukrianë.
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të zvarritet, beteja po zhvillohet gjithnjë e më shumë edhe në internet.
Një grup hakerësh polakë që e quanin veten Squad 303 (emërtuar sipas një skuadre luftarake polake të Luftës së Dytë Botërore) ndërtuan një faqe interneti që u mundësonte njerëzve të dërgonin mesazhe me tekst në numrat e telefonit të rastësishëm rusë për t’u treguar atyre se çfarë po ndodhte në Ukrainë.
Grupi pretendon se më shumë se 20 milionë mesazhe SMS dhe ËhatsApp janë dërguar përmes shërbimit, sipas BBC.
Qeveria e Ukrainës gjithashtu thuhet se po zgjeron përpjekjet e saj në internet, sipas një postimi në Twitter nga Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës, për të mbrojtur infrastrukturën online të Ukrainës dhe për të nisur kundërsulme./fortune/arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek