Anonymous i shpallë luftë Donald Trumpit

12:32 | 10 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Hakerët e grupit Anonymous i kanë shpallur luftë kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Llogaritë në rrjetin social Twitter në lidhje me hakerët e këtij grupi mbrëmjen e kaluar njoftuan që kanë lansuar sulme kibernetike ndaj www.trumptowerny.com që ishte jashtë linjave për një kohë të shkurt, transmeton arbresh.info. Trump ishte subjekt i një numri të madh kritikash nga e gjithë bota pasi kërkoi në fillim të javës që të gjithë myslimanët të ndalohen së hyri në Shtetet e Bashkuara.

Mbrëmjen e kaluar, një haker i grupit Anonymous shkroi: “trumptowerny.com thuajse u rrëzua, ne kemi nevojë për më shumë laz0rs”. Përdoruesi shpërndau gjithashtu një foto nga tentimi i tij për të sulmuar faqen.

Duket që sulmi ishte “DDoS”, gjë që mbingarkon trafikun e faqes duke e lënë atë jashtë funksionet. Megjithatë, këtë mëngjes faqja është kthyer plotësisht dhe është funksionale./arbresh.info

https://twitter.com/FibsFreitag/status/674662041135816706?ref_src=twsrc%5Etfw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme