Anonymous bën thirrje për ofenzivë online kundër ISIS-it

19:01 | 7 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Organizata e hakerëve “Anonymous” i thërret të gjithë njerëzit që me datë 11 dhjetor, të marrin pjesë në “Trolling day” apo ofenzivën që planifikohet të bëhet online kundër ISIS-it, transmeton arbresh.info.

Mënyra për ta bërë këtë është që të postohen foto satirike dhe videoklipe me hashtag #Daesh ose #Daeshbags në internet.

Siç u tha, qëllimi i “Trolling day” është luftë kundër frikës që ata janë duke e përhapur. “Ata lulëzojnë për shkak të frikës tonë…Shpresojnë që veprimet e tyre të na detyrojnë të fshihemi nga frika “, kanë deklaruar Anonymous.

Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që nëpër rrugët e Nju Jorkut, Londrës dhe Parisit të përhapen posterë dhe fletëpalosje ku thuhet se Shteti Islamik nuk e përfaqëson Islamin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme