Google ADS

Anonymous bëjnë hajgare me ISIS-in

13:29 | 11 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Anonymous ka filluar “ditën e talljes”  kundër ISIS-it,  e cila kryesisht ka të bëjë me shpërndarjen e fotove qesharake.

Grupi i hakerëve premtoi që më 11 dhjetor do të ndodh një aktivitet i tillë, i cila tashmë ka filluar me shpërndarje të fotove në llogari të ndryshme në rrjetin social Twitter, transmeton arbresh.info. Anonymous ka qenë duke u marrë me ISIS-in që disa muaj për shkak të sulmit terrorist në Paris.

Grupi i hakerëve ka sulmuar vazhdimisht llogari në rrjete sociale si dhe uebfaqe në lidhje me Shtetin Islamik. Shumica e fotove të ISIS-it dhe militantëve në rrjete sociale brenda kësaj dite janë të rregulluara me Photoshop dhe përmbajnë rosa në kokat e tyre. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme