Refugjatët jazidi që jetojnë në një kamp në malin Sinjar, në Irak, kanë protestuar duke bërë thirrje për lirimin e fëmijëve të tyre nga skllavëria e Shtetit Islamik.
Fëmijët jazidi përdoren nga grupi terrorist edhe kamikazë, transmeton portali arbresh.info.
Protesta u mbajt pas një sulmi vetëvrasës në Mosul që u krye nga fëmijët që gjenden nën kthetrat e ISIS-it, konkretisht u krye nga dy të rinjë jazidi të quajtur Amjad dhe Asaad.
Shumica e pjesëmarrësve në protest kanë theksuar se fëmijët e tyre janë rrëmbyer nga ISIS-it, ndërsa ata kanë shprehur pikëllimin e tyre duke theksuar se nuk e dinë nëse fëmijët e tyre janë gjallë apo kanë vdekur.
“Shpëtoni fëmijët tanë”, ka qenë thirrja e tyre drejtuar qeverisë irakiane dhe ndërkombëtarëve.
Qyteti irakian Sinjar u morr nën kontroll nga militantët e ISIS-it në gusht të vitit 2014. Gjatë pushtimit janë vrarë mijëra banorë dhe janë skllavëruar rreth 7 mijë gra dhe fëmijë jazidi./Arbresh.info
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...